E mbani mend pak kohë më parë kur Capital T tha se është në lidhje me vajzën më të bukur shqiptare?

Epo, tani është Adrola Dushi ajo që i ka bërë një super dedikim romantik artistit duke e cilësuar si “mashkullin më të bukur shqiptar”.

E ftuar në “S’e luan topi”, modelja foli për lidhje  e tyre duke rrëfyer. “Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar.

Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar’.