To top
14 Kor

Adelina & Hervin Çuli: Bashkjetesa jonë në Art

Adelina Muça, është një prej aktoreve më të spikatura në skenën  tonë teatrore. Një aktore e re, por që në jetën e saj artistike numëron mjaft role dhe çmime të shumta.  Aktorja me tipare të veçanta  dhe mjaft të rregullta ka vite që ka rënë në sy të regjisorëve shqiptarë, duke merituar mjaft role. E heshtur në atë profesionalizmin e saj, idealizmin, këmbënguljen, punën dhe mundin, ajo mund të jetë aktorja më profesioniste që qarkullon në skenat teatrore. Ndryshe nga aktoret e tjera që bëjnë mjaft zhurmë dhe pak pune, duket se më shumë për të flasin plastika e saj, e ndërtuar gjithë këto vite, rolet e ofruara nga regjisorët dhe çmimet e marra. E nuk kishte se si të mos rrëmbente vëmendjen e një prej regjisorëve më profesionistë dhe të vështirë, dhe shumë kërkues, Hervin Culit që sot është dhe bashkëshorti  saj…

12

Adelina mund të më flisni pak si ka nisur pasioni për artin dhe të studiuarit, cilët kanë qenë personat që ju kanë shtyrë drejt kësaj rruge?

Kam kaluar një fëmijëri mes librash, muzikës, filmit, teatrit dhe pikturës, miqtë më të mirë të nënës time. Jo se është artiste në profesion, por e adhuron artin. Për prindërit e mi, arti ishte ushqim shpirtëror, kulturë  e fisnikëri. Në vitet ‘80 kam bërë pjesë te publiku më i ri i teatrit dhe kinemasë në kryeqytet. E për  këtë falënderoj nënën time, e cila kështu, në mënyrë të pakuptueshme, ka ngjizur dalëngadalë tek unë, që në vogëli dëshirën për të bukurën, e për të zbuluar atë botë tërheqëse që ndodhte në skenë. Përpara studimeve të larta, kam punuar në Radio -Tirana. Eksperienca që mora në  këtë Radio, me vlerë të madhe gati sa një shkollë, si dhe të gjithe miqtë me të cilët punova aty: njerëz të ekranit, gazetarisë, letrave, muzikës  dhe  filmit,  kanë qenë një tjetër shtysë drejt këtij profesioni. Një shtysë duhet thënë e fortë, pasi edhe pse pas shkollës së  mesme  konkurova dhe  fitova në fakultetin e farmacisë, nuk shkova asnjë ditë të vetme në atë shkollë. Dëshira për të qenë pjesë e skenës ishte brymosur thellë brenda meje, e kështu konkurrova në Akademinë e Arteve. Kjo ka qenë nisja e rrugëtimit drejt asaj që jam sot.

A keni pasur një model profesori apo dhe aktorë të preferuar që keni marrë apo keni dashur të merrni prej tyre?

Kam pasur dhe kam aktorë të preferuar, pedagogë qe i kam vlerësuar dhe dëgjuar me kujdes, kam mësuar shumë prej tyre, e mbi të gjitha jam përpjekur që çdo kontakt me aktorë, me regjisorë, e profesorë gjithashtu, ta kthej në një mësim që  më shërben për t’u rritur profesionalisht. Teatri, është një profesion që nuk mbaron kurrë. Përpiqem të mësoj gjithnjë, edhe nga bashkëmoshatarët e mi kolegët, apo edhe nga më të rinj se unë.

Të gjitha këto më kanë ndihmuar të krijoj një bagazh të rëndësishëm njerëzor, por pa kopjuar, në kërkim të një identiteti timin artistik, e profesional.

Di që ju jeni diplomuar për regji dhe së fundmi ju shoh të angazhuar më së shumti rreth aktrimit? Përse ky kapërcim, çfarë ju tërheq më shumë dhe përse?

0208233267375150_7000986576996608341_n

Arsyeja e këtij kapërcimi, si për mua, ashtu dhe për shumë kolegë të mi, janë kushtet. Unë jam diplomuar në vitin 2006 dhe në atë periudhë hapësirat  për  të rinjtë ishin tepër të kufizuara.

Jam e lumtur, e emocionuar por njëkohësisht edhe plot dilema e frikëra.  Është një rol që kërkon shumë përkushtim dhe punë. Është një sfidë e bukur, e sa do ia kem dalë, këtë po ia lë publikut ta gjykojë, kur ta shohë këtë shfaqje në maj, në Teatrin Kombëtar. Ju mirëpres!

Sa e vështirë është të jesh pjesë e një elite aktorësh, pra të marrësh role kryesore dhe të jesh e angazhuar?

Duhet punë, punë e përkushtim, lodhje pafund, sakrifica, disiplinë dhe shumë dashuri për atë që bën dhe ata për të cilët punon, publikun. Është e rëndësishme të falesh nga vetja, “ të vdesësh çdo ditë” për të rilindur dikë tjetër në skenë. Nëse ecën me këtë mendësi atëherë mendoj vlerësimi i publikut do të të vijë natyrshëm, do jesh i përzgjedhur nga regjisorët dhe do i rezistosh kohës me profesionalizmin tënd. E rëndësishme është të punosh për të qenë, për të zbuluar përditë veten nga ky profesion që të ndihmon shumë të njohësh ndoshta shumë veten brenda nesh, e jo për t’u dukur, pra për të qenë dikush që vetëm shfaqet. E nëse do arrish “ të jesh”, atëherë pas vitesh do marrësh vendin tënd brenda elitës së vërtetë dhe me meritë. Do përkushtim, sakrificë, punë, talent, mençuri dhe mbi të gjitha këmbë në tokë… (vijon e plote ne print)