Victoria Beckham ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes dhe, si çdo vit, urimi më i ndjerë nuk ka ardhur nga një fans apo mik i famshëm, por nga partneri i saj në jetë dhe në dashuri prej më shumë se dy dekadash – David Beckham.
Urimet për “Posh Spice” kanë vërshuar nga fansa e miq, ndërsa mes komenteve ka spikatur edhe ai i djalit të tretë, Cruz Beckham, i cili ka shkruar: “Të dua shumë mami. Që nga dita e parë na ke dhuruar dashuri të pakushtëzuar dhe nuk ke ndaluar kurrë.”
Ende nuk dihet sesi Victoria do ta festojë këtë vit ditëlindjen, por një gjë është e sigurt: ajo nuk do të heqë dorë nga një festë familjare. Vitin e kaluar, për 50-vjetorin, organizoi një festë madhështore me miqtë më të afërt të showbiz-it ndërkombëtar. Këtë herë, të gjitha gjasat janë që të zgjedhë ngrohtësinë e shtëpisë dhe dashurinë e fëmijëve të saj si dhuratën më të bukur të ditës.