Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi nga qelia pasi koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se shqiptarët prekën sonte shpresën.
“E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar. Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1”. Shqiptarët prekën sonte shpresën!”, shkruan Meta.
Kreu i PL ka publikuar edhe fotot nga mitingu i hapës i opozitës.
Postimi
MADHËSHTORE!
E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar. Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1.
Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.
Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!
Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë.
