To top
22 Mar

Kryegjyshi botëror i bektashinjve: Ta duam më shumë njëri- tjetrin

Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët dhe ka bërë thirrje për të qenë të bashkuar.

“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha ai.