To top
19 Shk

Agron Shehaj zhvillon protestë para Kryeministrisë

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një protestë para Kryeministrisë, duke u bërë thirrje shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Protesta e tij kishte vetëm një moto, duke e quajtur manifestim dhe një thirrje të vetme “Me drejtësinë kundër qeverisë së korruptuar”.

Shehaj ka mbajtur një fjalim duke shprehur se shqiptarët duhet të zgjohen sa më parë, pasi sipas tij Shqipëria është duke u vjedhur.

Ai nuk ngurron dhe të përmendi kreun e qeverisë Edi Ramën duke thënë se ai la popullin pa shëndetësi, si dhe vjedhjen e parave të fermerëve që vinin nga Bashkimi Europian.

Pjesë nga fjala e tij:

Duhet të zgjohemi, po na vjedhin! Duhet të reagojmë! Për vite të tëra ata menduan se do ishin të paprekshëm , se mund të vidhnin dhe pushteti do i mbronte. Ata menduan se drejtësinë do e kishin në xhep, ndaj Rama la shqiptarët pa ilaçe dhe vodhi paratë e shëndetësisë me koncesione korruptive. Prandaj vodhi paratë e fermerëve që vinin nga Bashkimi Europian. Prandaj Rama vodhi pronat në bregdet dhe i shpërndau te miqtë e tij që të ndërtonin rezorte, ndaj ai shpalli ministren e tij investitorë strategjike mbi një tokë të vjedhur. Vodhi haptas sepse mendonte se ishte i paprekshëm.