Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, ka ndarë një fotografi të rrallë me të atin, nga fëmijëria e saj.

Kjo ditëlindje ka një peshë të veçantë për familjen Kadare, pasi është e para pa shkrimtarin. “Sot do të kish bërë 89 vjeç. Hera e parë që vjen ditëlindja e tij dhe babi nuk është më i kësaj bote”, – ka shkruar Besiana në një postim prekës.

Ismail Kadare, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe botërore, u nda nga jeta më 1 korrik 2023, duke lënë pas një trashëgimi të pasur letrare që do të jetojë përgjithmonë.