Pak ditë pas Ditës së Inaugurimit dhe pas shumë diskutimeve për kapelën e saj, Melania Trump kthehet në vëmendje me portretin e saj të parë zyrtar si ‘Zonja e Parë’ e re e Amerikës.
Me një foto bardhë e zi, bashkëshortja e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur profilin e saj në Instagram (me emrin @flotus, që do të thotë First Lady of the United States), duke veshur një kostum që nuk është ai i zakonshmi.
Një xhaketë tuxedo e ngushtë, me fund të gjerë, të zbukuruar me satin, një këmishë të bardhë të zbërthyer dhe pantallona të zeza, mbledhur me nje shirit tipik i smokingut rreth belit.
Zgjedhja e Melanias, e firmosur nga Dolce & Gabbana, u interpretua menjëherë si një formë e re e ‘power dressing’, një stil formal i ribërë, por i karakterizuar nga një nuancë femërore e fuqishme dhe e vendosur. Po ashtu, si dhe poza e saj: me obeliskun e National Mall në Washington pas shpine, Melania Trump shfaqet në këmbë, duke qëndruar përpara një tavoline, me duar të vendosura mbi të, duke shfaqur elegante, e guximshme, e forte dhe me shume integritet.