To top
29 Jan

Chiara Ferragni për tradhtinë e Fedez, si i zbuloi çdo gjë në telefon

Chiara Ferragni ka vendosur të flasë. Më shumë se 24 orë pas publikimit të episodit të fortë të rubrikës “Falsissimo” të Fabrizio Corona, ku ai zbuloi lidhjen e Fedez me Angelica Montini dhe shpërndau detaje të tjera që e reduktuan martesën e Chiara Ferragni me Fedez në një “fiction”, Chiara thyen heshtjen dhe zbulon prapaskena të tjera mbi historinë e saj me Fedez: «Kam zgjedhur heshtjen për të mbrojtur veten dhe familjen time, por tani nuk mund të rri më në heshtje».

Çfarë ka thënë Chiara Ferragni për rastin Fedez-Angelica Montini

Chiara Ferragni, në një seri stories në Instagram, flet për një dashuri që ka jetuar «pa kufij dhe me gjithë shpirtin tim», edhe kur, siç thotë, mund të kishte bërë më mirë të ikte përfundimisht. Rrëfimi i saj është ai i një gruaje që ka bërë sakrifica dhe që ka minimizuar dhe justifikuar sjellje që do të kishte pasur vështirësi t’i pranonte. Goditja më e fortë, shpjegon ajo, ka qenë në shkurt 2024 kur «u gjet papritur e braktisur nga një ditë në tjetrën».

«Kam zgjedhur heshtjen gjatë këtyre muajve duke u munduar të mbroj veten dhe familjen time në dy çështje që më kanë prekur thellë: nga njëra anë ajo profesionale, për të cilën do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të dëshmuar pafajësinë time, dhe nga ana tjetër ajo private, për të cilën tani nuk mund të rri më në heshtje. Kam jetuar 7 vjet marrëdhënie në të cilën kam dashur ashtu siç dua unë, pa kufij dhe me gjithë shpirtin tim. Kam dashur edhe kur kishte shumë arsye për tu larguar, kam duruar situata për të cilat do t’i thosha çdo shoqeje “mos e lësho veten në këtë mënyrë”, sepse për mua dashuria ishte gjithashtu kjo: sakrifikimi. Minimizoja gjithmonë mungesën e respektit dhe justifikonja sjellje të gabuara për të mbrojtur tjetrin, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur çiftin. Sepse gjithmonë e kam konsideruar veten të fortë, të pavarur, atë që duhet të luftonte për të gjithë».

Ferragni tregon se ka zbuluar një të vërtetë tjetër vetëm në Krishtlindje të vitit 2024, kur Fedez i ka pranuar lidhjen me një tjetër grua që nga viti 2017 dhe madje ka pranuar se kishte menduar të mos martohej me të disa ditë para dasmës: «Dhe kështu nuk thashë asgjë as kur u ndava papritur gjatë periudhës sime të parë të vështirësisë shkurtin e kaluar, kur kisha vështirësi të ngrihesha nga krevati. Kam dëgjuar shumë herë se e kam nxjerrë nga shtëpia, por kurrë nuk është thënë që e kam nxjerrë nga shtëpia pasi zbulova një tradhti në ato ditë (një nga shumë të tjera duket) dhe kurrë nuk është thënë që ai nuk hezitoi të shfrytëzonte mundësinë për të mos u tërhequr nga “dëmitimi i imazhit tim”».

«Nuk thashë asgjë publikisht gjatë muajve që pasuan, as kur zbulova gjithë atë që bëhej pas shpinës sime ndërkohë që unë po bëja gjithçka për ta ndihmuar të dilte nga momentet e tij të errëta, pa e ditur për këtë. Nuk thashë asgjë publikisht as kur, disa ditë para Krishtlindjeve 2024, Federico më telefonoi (duke e ditur mirë se po fliste me mua) dhe pranoi për herë të parë lidhjen me këtë grua që ka vazhduar që nga viti 2017 dhe më tha gjithashtu se kishte menduar të mos martohej me mua disa ditë para dasmës, por pastaj nuk e dinte se si të tërhiqej publikisht».

«Kam vjellë», shkruan ajo, «kam kuptuar që ajo që kisha jetuar ishte një mashtrim i plotë, por vuaja në heshtje, e rrethuar vetëm nga afërsia e atyre që më duan vërtet dhe duke shpresuar për një dashuri të vërtetë nga të dyja palët për të ardhmen. Kam qëndruar në heshtje sepse doja të kaloja faqen pa u përqendruar në dhimbjen që kam kaluar dhe sepse kam dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka që prindërit e tyre thonë për njëri-tjetrin dhe do të vuajnë për disa deklarata».

Chiara Ferragni ka diçka edhe për Fabrizio Corona, të cilin e ka përmendur si «mikun e tij»: «Por të vendosësh në tryezë me mikun tënd detaje shtesë për t’i nxjerrë publikisht, ndoshta për t’u hakmarrë për dashurinë që nuk është më e ndershme nga dashnorja, ishte një goditje shumë e ulët. Detaje si telefonata që ai bëri me dashnoren para se të ngjitej në altarin, duke i thënë se mjafton vetëm një shenjë nga ajo për të hedhur gjithçka ose të mësoje për mesazhet e tij për të, para se të operohej, kur unë isha aty pranë dhe mbaja dorën e tij dhe shpresoja çdo sekondë të kem atë sëmundje në vend të tij, vetëm për ta parë atë të mos vuante, janë detaje shumë të dhimbshme».

Ferragni ka mohuar gjithashtu që të ketë qenë në një lidhje të hapur: «Dashuria për Federico ishte reale për mua, kurrë nuk kam qenë në një martesë të hapur».

«Kam heshtur për shumë tema, por tani lexoj shumë gjëra të pista për të vazhduar të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë: marrëdhënia ime me Federico ishte reale për mua, kurrë nuk kam qenë në një martesë të hapur (ishte e hapur vetëm për tjetrin, pa e ditur unë), dhe, megjithatë, jam krenare që kam dashur pa kushte. Më vjen keq që për tjetrin kam qenë vetëm një person që mund ta mashtroje dhe përdorte sipas dëshirës, por ndonjëherë është e drejtë të hapësh sytë, të pranojsh goditjen, të vuash, të ngrihesh dhe të kuptosh se meritojmë diçka më të mirë. Një dashuri jo perfekte, por të paktën reale dhe e jetuar nga të dyja palët në të njëjtën mënyrë. Këtë ia uroj vetes dhe ua uroj të gjithëve, sepse është më e pakta që mund të shpresojmë në këtë kaos që është jeta jonë».