Momentet pikante të kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve të ndryshme zyrtare që ai zhvillon jashtë vendit, nuk mungojnë. I tillë ishte sot fragmenti i shkëputur nga mediet shqiptare, por edhe italiane, ku shefi i qeverisë sonë surprizoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni me rastin e ditëlindjes së saj të 48-ë.
Pasi përfundoi fjalimin e saj në takimin e forumit ndërkombëtar mbi sigurinë energjitike në Abu Dhabi, Melonin e priste një surprizë, pikërisht nga homologu i saj, Rama.
Ai u ul në gjunjë dhe i dhuroi një shall gri të zbukuruar me portrete të personazheve shqiptarë të shekullit të kaluar, ndërsa ajo nuk e fshehu gëzimin duke e falenderuar për dhuratën e veçantë.
“Sa e bukur”, iu drejtua Meloni kryeministrit, ndërsa ai ia hodhi shallin krahëve dhe sigurisht që ky moment nuk u shpëtoi kamerave të cilat u fokusuan tek të dy liderat.
“Duhet t’i japësh fund kësaj historie”, shtoi me nota humori më pas kryeministrja italiane. Por Rama nuk e la me kaq dhe theksoi:
“Rivalët e mi? Elon Musk? “Të tjerët vijnë dhe shkojnë, unë qëndroj”.
Mesa duket miqësia mes Ramës dhe Melonit vijon të jetë tepër e konsoliduar.