Banorja transgjinore Amber vendosi papritur të largohet nga Big Brother VIP 4. Ajo shkoi në televotim kokë më kokë me G Banin dhe Jozi me zarf të zi, ku theksohej se vendimi ishte marrë për shkak të sjelljes së tyre denigruese. Por, Amber vendosi të largohej nga shtëpia, duke u shprehur se banorët e kanë bullizuar. “Gjesti më tha s’e ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, pohoi ajo.
Amber: Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik.
Shumë prej banorëve u përpoqën ta ndalonin konkurrenten, por ajo i qëndroi vendimit për të ndërprerë në mes garën.