Ajo vajza e dikurshme, e vendosur të mos joshej nga mundësitë për të qëndruar në Itali, pavarësisht periudhës së errët të ‘98-s, pati guximin të vinte dhe të kontribuonte për qytetin e saj dhe në momentet më të rëndësishme pati fatin dhe njerëzit e duhur në krah. Keti Bazhdari vendosi të bënte një dallim shumë të madh, që ajo asnjëherë nuk deshi ta vinte në dukje me të tjerët. Njerëzit e kuptuan.
“Pasuria ka vlerë kur e ndan më dikë”, thotë ajo shpesh në bisedat me miqtë. Një ditë vendosi se puna e saj duhet t’u shërbejë edhe njerëzve përreth. Kjo karakteristikë kryesore që ka e bën atë ndryshe nga shumëkush. Pasuria nuk të kompleton, nëse ti nuk përmirëson dhe ambientin rreth teje. Nuk jetojmë asnjëherë vetëm. Ky vizion i ri social e kompleton figurën e Ketit, por që nuk takohet përditë. Asnjë prej roleve që ne duam t’i japim vetvetes në jetë nuk është shërbim në vetvete. Për gruan e re është dhe mision ndaj komunitetit dhe njerëzve më në nevojë. Me siguri që dhe politika ka hapësirën kryesore në të përditshmen e saj, por ndryshe nga shumëkush Keti ka karizmin t’i përfshijë njerëzit brenda saj, pavarësisht ngjyrave politika që secili zgjedh. Ajo do debatin, mendimin ndryshe, vihet në sintoni me grupin. U jep besim të tjerëve. Përpiqet, nga ana tjetër, të kuptojë dhe të respektojë rolin e secilit. Është progresive dhe ka shpirt iniciative.
“Çdokush ka të drejtë të ecë para, të promovohet, të ndihet i lirë në rolit e tij”, thotë shpesh kur flet për bashkëpunëtorët. Ajo e trajnon vazhdimisht stafin e vet dhe u jep mundësi karriere më të mirëve. Është perfeksioniste dhe e kuron shumë detajin. Ka shpirt iniciative. Keti është natyrë lidershipi, por jo autoritare. Duket detaj, por në fakt ky dallim qëndron në bazë të marrëdhënieve që vë me të tjerët. Mund të kesh autoritet dhe mund të mos fitosh respektin e bashkëpunëtorëve. Një njeri që e fiton respektin e bashkëpunëtorëve, jo duke imponuar personalitetin e vet mbi tjetrin, bën që marrëdhënia të jetë më e gjatë dhe më e qëndrueshme. (Vijon e plotë në print…)
Lexim të këndshëm! Gazetare: Doriana Metollari