15
Tet
Me rastin e tetorit rozë ish-zonja e parë e Francës Carla Bruni ka dhënë një mesazh sensibilizues në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë betejën e saj me kancerin 4 vite më parë.
“Me rastin e Tetorit Rozë do t’ju tregoj historinë time, 5 vite më parë u diagnostikova me kancer në gji. Kirurgjia, radioterapia, terapia me hormone, udhëtimi nuk është i lehtë por pata fat. Në fakt kanceri im ishte ende mjaft i vogël sepse çdo vit në tetor bëj mamografi. 1 në 8 gra do të kenë kancer gjiri. Trajtimet ekzistojnë, por parandalimi mund ta ndryshojë rrënjësisht situatën. Do të doja t’u them të gjitha grave që më lexojnë sot që bëni mamografi, mund t’ju shpëtojë jetën #octobrerose #pinkoctober #octobrerose”-shprehet ajo në videon e publikuar.