Ermonela Jaho do të nderohet me çmimin “The Award for Best Foreign Artist” në operën “Gran Teatre del Liceu” gjatë një mbrëmje gala, që do të mbahet më 22 tetor, në Madrid të Spanjës.
“Çmimi për Artisten më të Mirë të Huaj, për kontributin e saj të veçantë në lirikë në Spanjë, do ta marrë sopranoja Ermonela Jaho në “Gran Teatre del Liceu”, për interpretimin e rolit protagonist të operës “Suor Angelica” nga “Il Trittico” e Puccini’”, thuhet në njoftimin e Opera XXI në rrjetin social Facebook.
Gran Teatre del Liceu, një nga shtëpitë më të njohura të operës në Barcelonë, ndan çdo vit medaljet prestigjioze të arta (Medaljet e Arta) për të njohur kontributin e jashtëzakonshëm në art. Në vitin 2024, këto çmime prezantohen në shtatë kategori: artistik, institucional, përkushtim shërbimi/special, filantropi, patronazh, vallëzim dhe kompozim.