To top
31 Kor

Puthja e Emmanuel Macron me ministren e Sportit ndez rrjetin

 

 

Interneti po zien rreth fotove të sikletshme që tregojnë presidentin francez Emmanuel Macron duke ndarë një puthje me ministren franceze të Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së ‘Lojërave Olimpike të Parisit 2024’ – me disa që e krahasojnë me një skenë dashurie.

Fotot e Macron duke puthur ministren e tij Amelie Oudea-Castera janë bërë virale në mediat sociale. Oudea-Castera, 46 vjeç, shihet gjithashtu duke e puthur Macron në qafë. Gabriel Attal, Kryeministri i Francës, mund të shihet duke shikuar nga ana tjetër ndërsa Oudea-Castera përqafoi presidentin francez.

“Gabriel Attal bën sikur shikon diku tjetër! Ai nuk di ku të qëndrojë”, komentoi një përdorues.

“I dashuri im më po puth kështu. E turpshme”, tha një tjetër.

“Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për president dhe ministër”, ka komentuar një përdorues në X.

Fotoja u bë një temë e madhe diskutimi në mediat sociale pasi revista franceze Madame Figaro e publikoi atë e para. Ajo e quajti puthjen “të çuditshme” dhe pretendoi se Oudea-Castera i pëlqen të tërheqë vëmendje.

Lojërat Olimpike të Parisit u hapën në një ceremoni spektakolare në lumin Sena të premten. Parada përfshiu 7,500 konkurrentë që udhëtuan në një shtrirje prej gjashtë kilometrash me 85 varka.