To top
31 Kor

Pse Elisa Spiropali i’a vlen të jetë kryeparlamentarja e zgjedhur…

 

 Elisa Spiropali u zgjodh Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë me 75 vota pro dhe 4 kundër.

41 vjeçarja që për hir të look-ut të saj duket edhe më e re, është tashmë një politikane karriere, një politikane e guximshme dhe e zonja. Me dy mandate deputeti, Elisa që prej 2019  ishte Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Kuvendin. Pra një zonjë që e njeh mjaft mirë Kuvendin, problematikat dhe ecurinë e tij. Një zgjedhje e mirëmenduar dhe e qëlluar e Kryeministrit, Edi Rama në këtë post.

Prej vitesh, Elisa Spiropali shquhet për një politikane e guximshme, me eksperiencë, njihet per oratorinë, dhe vendosmërinë e saj. Nuk duhet anashkaluar, gjë që edhe ajo vet e theksoi, se është një post tejet i lartë, i rëndësishëm, me peshe dhe përgjegjësi të madhe, për cilindo që do t’i ofrohej.

Fakt ky që se tremb, por e vetëdijëson dhe e motivon më shumë.

Elisa Spiropali vendoset Kryeparlamentare pikërisht në këto momente, kur Parlamenti është kthyer në një arenë glatiatorësh, por duhej të ishte propozuar edhe më herët.

Pse themi më herët… Ajo është e re, energjike, vizionare, luftarake, e patrembur dhe mjaft e vendosur në atë që do të bëjë dhe transmetojë, edhe pse tashmë do t’i duhet të ulë armët dhe gjuhën e ashpër, për t’u ngritur mbi palët në mënyrë të barabartë.

Spiropali është e para Kryeparlamentare, studente ekselente me Diploma nga universitetet prestigjioze Ndërkombëtare.

Ish-gjimnaziste ekselente tek “Qemal Stafa” në Tiranë ka vijuar më pas “Lester B. Pearson College”, United World College (UWC) of the Pacific, në Kanada, pasi fitoi bursën si një nga pesë gjimnazistet më të mira në Shqipëri.

Më pas, po me bursë, u vendos në “Mount Holyoke College” (2001), ku ndoqi studimet e larta në Massachusetts, SHBA ku u diplomua në vitin 2005 me dy tituj nderi në dy degë universitare BA Ekonomi (Economics) dhe BA Politikë (Politics) për të vijuarnë vitin 2007 ku fitoi bursën “Chevening/OSI” për studime pasuniversitare në Politikë Ekonomike Evropiane, në Universitetin “Sussex” në Britaninë e Madhe.

E pra ato vite, Elisa nuk e dinte që do të ishte kryeparlamentare, por ja që ka punuar për të arritur deri këtu.

Ish –Freshistja, e atëhershme i ngjiti shkallët e karrierës pak e nga pak, pa u ngutur, duke qenë e sigurtë dhe me plotbesim në vetvete.

Mama e përkushtuar e dy fëmijëve, Naltës dhe Krenin, gruas dhe politikanes së arrirë e cila shquhet për look-un dhe elegancën e saj, shfaqet e pakompleksuar në përditshmërinë e saj.

E komunikueshme, e drejtëpërdrejtë duket se ajo ka marrë një pozicion tepër të rëndësishëm dhe ka për t’ia dalë, ku theksoi se dera e saj do të jetë e hapur për gjithësecilin prej kolegëve.

Sapo të vendosë këmbën në katin e tretë në zyrën e saj, në Kuvendin e Shqipërisë, Elisa Spiropalit do t’i duhet të përballet me një sërë sfidash, plus me një staf sekserësh, të paaftësh, servilë, në Administratën e Kuvendit të lënë peshqesh nga ish- paraardhësit e saj…Kush ka punuar aty i njeh mirë!

Shënim Redaksional*