Seanca parlamentare e planifikuar për të hënën, është shtyrë për nesër pasi pritet që parlamenti të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku pritet që në këtë seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.
Ndryshimet
Kryetare Kuvendi- Elisa Spiropali, zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar Kuvendi- Bledi Çuçi, zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i Grupit Parlamentar të PS- Niko Peleshi, zëvendëson Bledi Çuçin
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla, zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministri i Brendshëm- Ervin Hoxhaj, zëvendëson Taulant Ballën
Ministër Financash-Petrit Malaj, ikën Ervin Mete
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vëngu, zëvendëson Niko Peleshin