Donald Trump e etiketoi Kamala Harris ‘a bum’ (që do të thotë e pavlerë) dhe bëri shaka për shqiptimin e gabuar të emrit të saj në një fjalim në Florida të premten mbrëma.
Trump është në mesin e shumë republikanëve që qëllimisht kanë keqshqiptuar emrin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris, duke shkaktuar zemërim tek disa liberalë.
Ish-presidenti u tall me emrin e kundërshtares së tij në një event të mbajtur në West Palm Beach.
Ai filloi të diskutonte për zëvendëspresidenten, të cilën e cilësoi ‘më keq se Joe Biden dhe në një kuptim të vërtetë shumë më liberal’ përpara se të vinte në dukje nëse e kishte shqiptuar saktë emrin e saj.
“Dhe meqë ra fjala, ka shumë mënyra për të thënë emrin e saj, ata po më shpjegonin, mund të thuash Kamala, mund të thuash Kamala, i thashë, mos u shqetëso për këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë them. Nuk mund të më interesonte nëse e shqiptoj gabimisht”, tha Trump. Ajo ishte një person i pavlerë 3 javë më parë, ishte një zëvendëspresidente e dështuar, në një administratë të dështuar”; bëri komentin e guximshëm Trump për kundërshtaren e tij Kalala Harris.