Donald Trump Jr, i cili së fundmi prezantoi vajzën e tij adoleshente në ‘Komitetin Kombëtar Republikan’, u kap duke e quajtur Kai Trump “seksi” në një video virale, që ka shkaktuar bujë në mediat sociale.

Djali i parë i Donald Trump po bëhej gati për Konventën Kombëtare Republikane me Kai, 17 vjeç. Në videon virale të postuar për herë të parë në TikTok, Don Jr mund të shihet i ulur me vajzën e tij në një karrige grimi. Ndërsa dyshja babë e bijë po bënin grimin, Don Jr. pyet: “Kai çfarë mendon?” ndërsa tenton ta filmojë atë: “Grimi më bën të dukem seksi si ti?”

Me një buzëqeshje në fytyrë, Kai përgjigjet: “Mendoj se dukesh shumë bukur”. “Faleminderit Kai, më vjen mirë që mendon se dukem shumë bukur,” përgjigjet Don Jr.

Ai u dëgjua më tej duke thënë se ishte “thjesht i emocionuar” për fjalimin e parë të vajzës së tij. Teksa grimerja po i vinte buzëkuqin Kait, ajo i tha babait të tij se edhe ajo e do atë.

Sipas ‘Daily Mail,’ klipi, i cili ka marrë mbi 7.8 milionë shikime që kur u postua të enjten, ka marrë reagime masive, dhe komente si:

Pse duhet ta thoshit këtë?”

“Në fakt ne nuk duam ta quajmë vajzën tonë seksi, shpresojmë që kjo të ndihmojë”.

“Kjo tingëllon disi e dyshimtë.”

“Unë jam një mbështetës i Trumpit, por më është dashur ta përsëris këtë disa herë për të bindur veten se kjo nuk tingëllon gabim, dhe unë ende nuk jam i bindur.”

Për më tepër, njerëzit bënë paralele edhe midis komenteve të mëparshme të Donald Trump në lidhje me vajzën e tij Ivanka. Gjatë një interviste të vitit 2006 në ‘The View’, ai tha se do të dilte me vajzën e tij të bukur nëse nuk do të ishin babë e bijë.

Kai, nxënësja e shkollës së mesme, bëri një deklaratë emocionale por të fuqishme në skenën RNC në Milwaukee, duke komentuar atentatin që pothuajse i mori jetën ish-presidentit Trump. “Gjysh, ti je një frymëzim dhe unë të dua,” pohoi ajo.