To top
21 Kor

Rudina Hajdari rigjen dashurinë dy vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka rigjetur dashurinë dy vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Muçjo Demiraj, me të cilin ka edhe një vajzë.

Hajdari tashmë e distancuar nga politika, duket se është përkushtuar te jeta personale dhe i ka dhënë një shans dashurisë.

Rudina ka treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri, Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash. E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan në një foto në Instagram: E bekuar.