To top
21 Kor

Hillary Clinton mund të zëvendësojë Joe Biden

Flitet se ish-zonja e parë, ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton do te kthehet ne politike?

Një shkrim në “The Hill” ka ndezur spekulimet. Hillary mund të zëvendësojë Biden.

“Gati për raundin e dytë: Pse na duhet Hillary më shumë se kurrë”, si kandidate presidenciale nëse Presidenti amerikan Joe Biden shpall tërheqjen e tij nga fushata zgjedhore. Kështu shkruan The Hill.

Clinton, e cila humbi ndaj Donald Trump, në 2016-ën, është “jo vetëm një kandidate e mirë, por një nga njerëzit më të kualifikuar për të kandiduar për postin”, shkruan “The Hill”.

Ajo është gjithashtu “më e re se Biden dhe Trump” dhe një “kandidate e gatshme zëvendësuese”, e cila nuk ka nevojë të bëhet e njohur për publikun amerikan.

Përveç kësaj, Trump e përdoruri të gjithë arsenalin kundër saj në 2016-ën.

Pas humbjes së saj nga Trump, shumë qytetarë amerikanë u penduan që nuk e mbështetën.

Një sondazh tregoi se ajo kryeson ndaj Trump 43 për qind me 41 për qind.

Siç raporton CNN, si Hillary Clinton ashtu edhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, kohët e fundit u bënë thirrje donatorëve të mëdhenj që të mbështesin kandidaturën e Biden. Kështu që ende nuk i duhet se çfarë do të ndodhë. Presioni për largimin e Biden është i lartë.