To top
10 Kor

“Alexsandër Resort”, resorti me pesë yje, i shtohet bregdetit të Qerretit

Buzë detit, mes pishave dhe ajrit të freskët dhe të pastërt, është vendosur resorti më i ri në bregdetitin e Adriatikut, në plazhin e bukur të Qerretit.

Me një stil arredimi klasik, pastërti rregull si dhe ujë të pastër, resorti mirëpriti turistët e parë shqiptarë dhe të huaj të mbërritur këto ditë.

Resorti me një hapsirë të konsiderueshme spacio me një pishinë të bukur dhe me standarte të larta, një resorant unik me një guzhinë të shumëllojshme, të gatuar shkëlqyeshëm me ushqime të freskëta dhe të shëndetshme dhe një bich bar i vendosur buzë detit, u vjen në ndihmë pushuesve në këto ditë të nxehta vere dhe me cmime të arsyeshme. Resorti me pesë yje me standarte të larta dhe një stil arredimi tejet elegant dhe fine, u inagurua vetëm para pak ditësh në prani të mjaft personaliteteve të ardhur nga Tirana Durrësi, Qerreti si dhe kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, i cili preu dhe shiritin e inagurimit.

Resorti i cili përbëhet prej tri katesh dhe një kapacitet prej 40 dhomash të tipeve Double rom, deluxe room dhe triple room, dallohen për qetësinë dhe freskinë mes një oazi të mrekullueshëm freskie. I vendosur shumë pranë, një blloku vilash ku qëndrojnë njerëz elitarë të ardhur nga metropoli e më gjerë.

Një biznes familjarë që drejtohet me shumë kujdes dhe finesë nga një familje si dhe një staf i ngushtë profesionistësh e ku në fundjavë nuk mungon, muzika live.