Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas reportazhit të fundit të emisionit “Report” në RAI 3. Duke mos u marrë me thelbin dhe akuzat e ngritura Rama shigjeton emisionin dhe kritikët ndaj tij.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush” – shkroi Rama në Twitter.