Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në një takim elektoral në Romë, u tha mbështetësve të saj se Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.
“Italia ka shënuar një ndryshim të ritmit të emigracionit në Evropë.
Bashkimi Europian tani e ka kuptuar që linja që duhet ndjekur është ajo italiane, ajo e mbrojtjes së kufijve, të cilën tashmë e ndjekin edhe socialistët europianë. Edhe për këtë arsye ne duhet ti dërgojmë një përqafim kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama që po e masakrojnë vetëm se donte të ndihmonte Italinë.”, thotë Meloni.
Disa ditë më parë Meloni deklaroi se marrëveshja mes Romës dhe po ecën para. Referuar kryeministres italiane, ajo madje shërben edhe si model për vendet e tjera evropiane.
Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që emigrantët të paligjshëm që zbarkojnë në brigjet italiane do të qëndrojnë në kampet në Shqipëri. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Roma zyrtare.