Festivali i Filmit Shqiptar (Noli Film Festival) u organizua për herë të parë më 31 maj dhe u mbyll më 2 qershor.
Mariana Kondi u vlerësua me çmimin “Albanian Excellence”. Këtë lajm ajo e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.
“Ndihem e vlerësuar nga Festivali i parë i Filmit Shqiptar në Boston, Massachusetts, me titullin “Albanian Excellence”! Festivali i kulturës, i dijes, humanizmit! Falënderoj të gjithë shqiptarët e Boston-it për emocionet e bukura që më dhanë!”, – shkroi ajo.
Në këtë festival, Mariana ishte aktore në dy prodhime kinematografike shqiptare, me regji të Ermal Mamaqit dhe Erand Sojlit.