Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Verissimo”, ka zbuluar emrin që do t’i vendos vogëlushes që pritet të vijë në jetë në muajin qershor.
“Një aventurë e bukur do të nisë. Ajo do të quhet Fortuna Marie”, u shpreh Ermali, ndërkohë që theksoi se titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” ia ka kushtuar së bijës. “Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”.
Ermal Meta e ndau lajmin e ëmbël pak javë më parë me ndjekësit në Instagram, teksa ka publikuar një foto të një bluze të bardhë. “Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi”, ka shkruar ai.