Frederik X është mbreti i ri i Danimarkës. Ai pason nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila abdikoi pas 52 vitesh në fron. Sipas protokollit, nuk u ndoq asnjë ceremoni kurorëzimi. Si e tillë, liderët botërorë dhe personalitete të njohura nuk ishin të pranishëm, ndryshe nga madhështia e kurorëzimit të Mbretit Charles.
Në vend të ceremonisë së kurorëzimit, kalimi i fronit u bë zyrtarisht në Pallatin Christiansborg, kur mbretëresha nënshkroi një deklaratë për abdikimin e saj.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Kopenhagen për t’i dhënë lamtumirën Margrethe, e cila është bërë monarkja e parë daneze në gati 900 vjet që abdikoi vullnetarisht. Qytetarë nga i gjithë vendi dhe vizitorë nga e gjithë bota mbërritën në kryeqytet për të dëshmuar këtë moment historik.
Margrethe, njoftoi se do të largohej nga froni gjatë një fjalimi natën e Vitit të Ri duke i zënë në befasi danezët.
Princi i kurorës Frederik dhe princesha e kurorës Mary tanime do te njihen si Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës.
Mediat e huaja raportuan live ketë moment të rëndësishëm historik, paraqiten foto edhe nga dasma e tyre madhështore, e shumë viteve më parë.
Për kënaqësinë e ndjekësve edhe ketë here mbretëresha e re, Mary kishte zgjedhur me shumë elegance një veshje historike nga stilisti danez Soeren Le Schmidt.
Në vitin 2000, Princesha Mary, atëherë Mary Donaldson, jetonte në Sidnei gjatë Lojërave Olimpike. Një mbrëmje gjatë ngjarjes sportive që ndodh një herë në jetë, 28-vjeçarja, e lindur në Tasmani, vendosi të shkonte në një bar lokal, Slip Inn, së bashku me shoqen e saj të dhomës. Ajo nuk e dinte se do të ishte nata që do të ndryshonte jetën e saj përgjithmonë.