Këto kohët e fundit, ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka qenë kryefjala e mediave rozë. Çifti i dha fund 15 vitesh lidhjeje, dhe sigurisht, kureshtja ishte e madhe për të mësuar arsyen e mbylljes se një historie të tillë. Edhe pse në shtyp ajo ekspozohet vetëm tani, dyshja u mësua se i kishte ndërprerë marrëdhëniet që pothuajse para një viti.
Princi sakaq është në një tjetër romancë, me një fotografe disa vjet më të vogël. Blerta Celibashi eshte fotografja e njohur e cila prej disa kohesh ka qene fotografja personale e kreut te Partise Demokratike, Lulezim Basha. Celibashi ka qen e vetmja fotografe qe vraponte pas liderit te opozites, ne cdo seance parlamentare duke realizuar fotot e perditshme me nje kujdes dhe profesionalizem te larte, aq sa z. Basha nuk pranonte asnje fotograf tjeter.
Po keshtu ajo mesohet te jete njohur ne keto qarqe dhe me me Princin ku fillimisht ka qene edhe fotografe e Princit, e ndersa tanime ajo po njihet si partnerja e fshehte e tij, edhe ne udhetimet jashte shtetit. Ende kjo gje nuk eshte aprovuar nga dy te rinjte. E kontaktuar pak ditë më parë, vetë Celibashi zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë. “Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografia, e cila në fakt, as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi romancën e re. Po ashtu edhe vet Princ Leka i II nuk ka pasur asnje reagim.
I vetmi “reagim”, kane qene fotot, ku Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi janë shfaqur publikisht bashkë, disa ditë pas lajmit të bujshëm se dyshja janë në një lidhje.
Në foto e video të bëra publike, Blerta dhe Princ Leka shihen edhe në aeroportin e Romës, nga ku edhe vetë Princi ka postuar foto në Instagram.
Fillimisht ishin disa foto paparacësh që i kapën mat dyshen në aeroportin e Budapestit, ku kishin zgjedhur të kalonin natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm. Elia nga ana tjetër festoi me familjen e saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Ndërkohë në rrjetet e tij sociale, Leka nuk preferoi të publikonte foto për të zbuluar se ku do t’i kalonte këto ditë festash. Arsyeja ishte pikërisht arratisja romantike me partneren e tij të re. Blerta prej vitesh është pjesë e aktiviteteve, por me rolin e saj si fotografe, ndërsa ka qenë dhe një nga fotografet e Partisë Demokratike. Sipas disa burimeve, problemet mes Princit dhe Elias kanë nisur që para verës së vitit të kaluar. Muajt e fundit ata thjesht takoheshin për hir të vajzës, Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, por jo më të dy bashkëshortëve.