Dalina Buzi i ka treguar përmes një letre te hapur produksionit të BBV edhe një herë se cfarë interesi te madh kanë shqiptarët për këtë program, por edhe pergjegjesitë që kjo bart në vetvete dhe kujdesin qe duhet treguar me nje publik kaq te interesuar, e në të njëjtën kohë, edhe lehtësisht të cënueshëm.
“Kjo letër u drejtohet të gjithë organizatorëve, autorëve, moderatorit dhe opinionistëve të “Big Brother VIP 3”. Ju e dini, por unë personalisht e ndjej t’jua kujtoj me këtë letër se çfarë fuqie që keni në dorë dhe se si ju, më shumë se kushdo tjetër aktualisht, më shumë se politika, më shumë se muzika, madje më shumë se ekonomia, keni pushtetin që me profesionializmin, eksperiencën tashmë të përftuar pas dy sukseseve të mëparshme dhe me dëshirën e mirë (që është më e rëndësishmja) të orientoni masën, në këtë kohë krize morale, drejt promovimit të një fryme pozitive dhe lartësimit të vlerave njerëzore.
Kërkesa ime nuk është aspak altruiste. Big Brother është një nga spektaklet më të suksesshme në historinë e televizionit shqiptar dhe në kohën e rrjeteve sociale, një nga produktet më ndikuese në shoqëri, për të mos thënë që aktualisht, i vetmi prodhim me ndikim në nivel mbarëkombëtar. Patjetër që ky prodhim, duhet të jetë edhe një sukses biznesi, sepse në fund të ditës, televizioni është biznes, por ajo çfarë e ka bërë përshtatjen e formulës hollandeze kaq “hit” në Shqipëri është edhe dashuria dhe përkushtimi me të cilin është gatuar ky program që nis me vizionin e investitorit të parë Dritan Hoxha, vijon me punën e autorit të edicioneve të Big Brother me njerëz të zakonshëm, Rezart Aga (dhe stafit të tij) deri tek drejtueset e sotme të Big Brother, Lori dhe Sara Hoxha, apo si bashkë-autorë e moderatorë Arbana Osmani e tashmë Ledion Liço (së bashku me stafin.)
Big Brother është një formulë gjeniale e llojit entertainment. Ndoshta Lori Hoxhës nuk i pëlqen fjala “kavie”, sepse ajo në të drejtën e saj, i sheh konkurrentët si njerëz, por jam e sigurt që në tavolinën ku është bërë “diskutimi i parë” mes krijuesish e producentësh të kësaj formule, nuk është folur për shpirtin e konkurrentëve, por për një grup qeniesh humane që do të vendosen në rrethana të pazakonta dhe më i forti që i superon këto rrethana sipas publikut, del fitues. Kaq e thjeshtë! Se vdes ndonjë gjatë transmetimit, nga ana njerëzore, do të ishte e trishtë, por patjetër që do të shoqërohej edhe me një “shikim të shpejtë” të sondazheve të shikueshmërisë.
It is what it is, thonë amerikanët dhe në thelb formula është “djallëzore”. Por është absolutisht ok, sepse pa intrigën e produksionit që shtyn përpara ngjarjet, Big Brother nuk do të krijonte atë sukses që ka krijuar dhe atë varësi të përvitshme në shumë shtete të botës.
Tani kthehemi te Shqipëria. Shqipëria ka një fizionomi të caktuar që nuk është e krahasueshme me shumë shtete të tjera ku është aplikuar kjo formulë. Ne për momentin jemi një vend i përgjysmuar në popullsi, me një arsim në krizë (e dëshmuar kjo nga vetë Top Channel në një investigim të fundit);