Në një Story në Instagram, këngëtarja dhe modelja italo-franceze, Carla Bruni ka ndarë një mesazh dhe një thirrje për Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Carla tregon se para 4 vjetësh është diagnostikuar me kancer gjiri dhe iu bën thirrje të gjitha grave të bëjnë mamografinë.
“Katër vjet më parë u diagnostikova me kancer gjiri. Kirurgji, radioterapi, terapi hormonale, ndjek rrugën e zakonshme për të trajtuar këtë lloj kanceri. Por isha me fat: kanceri im nuk ishte ende agresiv. Pse ky kancer nuk ishte agresiv? Thjesht sepse ai nuk kishte kohë për t’u bërë i tillë… Në fakt, çdo vit, në të njëjtën datë, bëj një mamografi. Po të mos e kisha bërë mamografinë çdo vit, nuk do ta kisha gjoksin e majtë sot”, thotë Carla Bruni.