Nëse krahason Jacinda Arden, kryeministren e Zelandës së Re dhe tani disa muaj pasi ka lënë detyrën me fjalinë e famshme: Jam e lodhur nuk kam më fuqi ta bëj këtë detyrë…
Shumë gra e vajza e gjetën veten tek ish-kryeministrja e Zelandës së Re dhe tek pranimi i faktit që njeriu lodhet në pushtet, gjë që nuk e shohim në kulturën e politikës në Shqipëri.
Në një intervistë për gazetaren Robin Roberts ajo tregon se nuk kishte depresion, dhe se mund të vazhdonte ta bënte atë detyrë, por ishte aq e lodhur sa mendoj që ajo lloj punë do njerëz me energji, dhe ishte koha për dikë tjetër.
Jacinda Arden drejtoi me sukses Zelandën e Re, dhe politikat e saj e bënë atë shumë të njohur. Mediat ndërkombëtare shkruajtën shpesh për kryeministren e vecantë, si përballoi pandeminë por edhe sesi tregonte empati me popullin e vet. Kur ajo iku i dha një tjetër leksion politikës dhe njerëzve që kapen përjetësisht pas pushtetit.