Leonardo DiCaprio e gjeti veten në një pozitë të vështirë të martën, pasi doli për darkë me babanë dhe partneren e tij, në një vend ku darkuan edhe dy modele me të cilat ka dale dhe është përfolur për një lidhje.
48-vjeçari kishte sjellë babanë e tij George DiCaprio dhe njerkën e tij Peggy Farrar për darkë në Chiltern Firehouse të Londrës, me sa duket pa e ditur se Gigi Hadid ishte tashmë aty. Pavarësisht raportimeve se marrëdhënia e tyre e shkurtër ka përfunduar, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe thuhet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, modelja indiano-britanike, Neelam Gill– me të cilën DiCaprio është përfolur për romancë – ishte gjithashtu në restorant.
Gigi dukej se po vizitonte restorantin ose hotelin me Neelam, ndërsa të dyja u ngjitën së bashku.
DiCaprio duket se ka mbërritur vetëm disa momente pas tyre, megjithëse është e paqartë nëse ai synonte të takonte njërën nga dy modelet në Chiltern Firehouse, apo nëse ishte thjesht një rastësi.
Megjithatë, ai pati një takim tjetër me familjen në restorant një javë më parë, dhe Neelam gjithashtu mori pjesë në atë takim.
DiCaprio ishte parë më parë me Gill-in në Kanë gjatë festivalit ikonik të filmit, duke ngritur dyshime për një romance.
Edhe pse Gigi dhe Neelam janë yjet e fundit që DiCaprio është përfolur për lidhje, ai gjithashtu thuhet se ka kaluar kohë së fundmi meIrina Shayk.