Qendrës Tregtare RING i është shtuar dyqani më i ri “Persona” by Marina Rinladi, pjesë e grupit Max Mara.
Në eventin e hapjes së dyqanit ishin të ftuar, personazhe të njohur, partnere dhe klientë preferencialë të RING Center, të cilët u njohën me risitë e brandit, ngjyrat dhe pëlhurat unike.
“Persona” by Marina Rinaldi, është një dyqan dedikuar tërësisht stilit femëror, ku koleksionet kombinojnë në mënyrë të përsosur cilësinë dhe dizajnin Made-in-Italy.
Veshjet ofrojnë një elegancë të përditshme që mund të vishet 24/7.
Çdo veshje Persona by Marina Rinaldi është e ndryshme, por seciles i kushtohet i njëjti kujdes dhe përkushtim.
Persona vjen për herë të parë si franchise monibrand në Shqipëri, duke sjell një risi për tregun e modës.
Fokusi i qendrës është të sjell marka unike dhe eksluzive, duke i orientuar klientët drejt brandeve ndërkombëtare dhe cilësore.