To top
23 Shk

Vajza e Johnny Depp frymëzohet nga ish-e dashura e të atit, Kate Moss

Lily-Rose Depp i ka bërë “homazhe” një prej supermodeleve më ikonike në botë – e cila rastësisht është ish-e dashura e babait të saj, Kate Moss.

Vajza 23-vjeçare e Johnny Depp u shfaq në numrin e pranverës të revistës i-D me një palë xhinse Chanel dhe po ashtu, ajo pozoi me një fustan të tejdukshëm të stilit të viteve ’90, shumë i ngjashëm me atë që Kate Moss kishte veshur në Londër në 1993.


Ashtu si Moss, aktorja e “Idol” ishte topless dhe veshi një palë të brendshme të zeza teksa mbante një cigare në dorë.

“A ka ndonjë arsye pse ajo është veshur në mënyrë identike me ish-të dashurën e babait të saj në 1993? ,” një person komentoi në postimin e i-D në Instagram për fotot e Lily-Rose, ndërsa një tjetër shkroi, “Rrobat, stili, pozat, të gjitha janë të frymëzuara nga Kate, apo jo?”


Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka dy fëmijë, Lily-Rose dhe djalin Jack, 20 vjeç, me ish-të dashurën Vanessa Paradis, me të cilën ai ishte në lidhje për 14 vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2012. Lily-Rose foli për nënën e saj në intervistë, duke thënë për i-D, “Sa herë që shoh foto të vjetra të saj, unë them, ‘Uh. Kështu dukem unë në ëndrrat e mia.” Ajo më dërgon foto të saj kur ishte më e re dhe thotë gjëra të tilla si: “Ne jemi binjakë.” Dhe unë do të them: “Ti je shumë më e bukur se unë”. Ajo është shumë e bukur.”