Rita Ora ndezi spekulimet pak ditë më parë se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me Taika Waititi.
Duke ndarë një kolazh me fotove të fundit, ajo shkroi: “Dump a bump bump.” Për ata që nuk e kuptojnë “dump” përdoret kur publikon në media sociale kolazh me foto të ndryshme rastësore kurse “bump” përdoret për barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia.
Menjëherë fansat nxituan të pyesin nëse mbishkrimi i saj kishte një kuptim të fshehtë.
Ajo nuk iu përgjigj asnjërit prej tyre, por ka dhënë një përgjigje daljen e saj të fundit. Artistja është fotografuar në Los Angeles shumë seksi me një crop-top që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe elegant. Kështu, ajo ka treguar në mënyrë indirekte se barku i saj nuk është i rrumbullakosur dhe se ende nuk ka në plan të bëhet nënë.
Këngëtarja 32 vjeçare së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar. “Kur dolën thashethemet jam martuar, apo jo doja të luaja pak me këtë gjë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se nuk ishte e bukur.”
Duke u ndalur te dita e saj e veçantë, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja.”