To top
10 Shk

Si t’i dalloni ‘kolegët toksikë’, mësoni nëse keni në punën tuaj

Më poshtë janë 7 tregues për të njohur një “koleg toksik” dhe pse jo, edhe t’i qëndroni larg!

Nuk përfshihet në ekip

Prirja e pakët për të punuar në grup është tregues i qartë i një “kolegu toksik” që nuk humb asnjëherë rastin për të nxjerrë në pah punën e tij dhe rezultatet, por mbi të gjitha priret gjithnjë të zvogëlojë meritat e të tjerëve.

Bashkëpunon pak

Bëhet fjalë për një koleg që në momentin kur krijohen situata të vështira nuk ofron mbështetje të dobishme për të zgjidhur problemin në kohën më të shkurtër, por gjen gjithnjë mënyrën për të përfituar dhe për t’u dukur më i mirë. Në fakt, suksesi i të tjerëve për të është frustrim për të.

Është “më i miri”

Ata që priren të festojnë më vete sukseset nuk e bëjnë haptazi, por me një qëndrim tinëzar. Për shembull, kur është në publik, kujton momente kur të tjerët kanë bërë një gabim apo janë qortuar nga drejtuesi.

Është gjithnjë dakord

Gjatë mbledhjeve nuk i kundërshton kurrë eprorët dhe është gjithnjë plotësisht dakord me vendimet e tyre. Megjithatë, sapo mbaron mbledhja, nuk humb kohë të shfaqë mospëlqimin dhe të ankohet.

Hakmerret

Nuk përpiqet kurrë të zgjidhë një mosmarrëveshje apo një keqkuptim të vogël drejtpërdrejt me kolegun e përfshirë, por ia

raporton incidentin shefit për ta bërë kolegun të duket keq në sytë e të tjerëve.

Është shkatërrues

Ai i pëlqen kritikat shkatërruese dhe ankesat e vazhdueshme: jo rastësisht, ai ankohet për çdo gjë edhe kur nuk ka një arsye të vërtetë dhe thekson aspektet e një historie, një pune ose një situate të pakëndshme.

Pëlqen thashethemet

Është një burim i vërtetë lajmesh – shpesh të pavërteta – që lidhen me jetën e kolegëve, drejtuesit apo bashkëpunëtorëve. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për gjëra të vërteta apo konkluzione të thjeshta, “punonjësi toksik” do t’i përhapë ato sa më shpejt të jetë e mundur pavarësisht nga ndikimet negative të këtij lloj komunikimi.