To top
13 Jan

Prapaskenat e shkarkimin të Alibeajt

Kryefjalë e diskutimeve të këtij fillimviti janë bërë përjashtimet e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së me vendim të Enkeljed Alibeajt si dhe lëvizjet e demokratëve për të mbledhur firmat për shkarkimin e këtij të fundit dhe emërimin në vend të tij të Ervin Salianjit. Lëvizja në fjalë me mbledhjen e firmave erdhi si kundërpërgjigje pas vendimit që dha Alibeaj për përjashtimin e Oerd Bylykbashit, Belind Këlliçit, Tritan Shehut si dhe Agron Shehajt.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 tha se ndonëse janë mbledhur firmat, ende disa deputetë janë të papozicionuar. Ai shtoi se ndonëse disa prej tyre kanë deklaruar se do të firmosur pro shkarkimit të Alibeajt dhe emërimit në vend të tij të Salianjit, ende ata nuk janë pozicionuar.

Gjatë dy ditëve të fundit u raportua se rreth 20 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Alibeajt. Në këtë listë përfshiheshin edhe katër deputetët Bylykbashi, Këlliçi, Shehaj dhe Tritan Shehu të cilët më pas u përjashtuan nga Alibeaj me pretendimin se nuk janë distancuar nga sulmi i godinës së PD-së në 8 Janar.

Por lista nuk u depozitua në Kuvend pasi siç u raportua në media, disa deputetë kanë deklaruar se do të firmosin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

 

 

Ndërkohë, Alibeaj reagoi dje duke i cilësuar lëvizjet për mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij ‘lëvizje agresore’. Nga ana tjetër Berisha e cilësoi këtë shkarkimin si vendim në shërbim të Ramës.