Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj ashtu si dhe na lajmëruan më herët kanë nisur pushimet e tyre të para.
Dyshja kanë vendosur t’i dedikojnë disa ditë vetëm njëri-tjetrit dhe kanë vendosur që të shkojnë në Kroaci.
Dyshja u njohën në “Dancing ëith the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.
Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.
Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.