To top
13 Jan

Penelope Cruz, 48-vjeç e mrekullueshme, pozon me të brendshme

Penelope Cruz ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi sensuale, në të cilën ka pozuar e veshur vetëm me të brendshme dhe një xhaketë.

Aktorja hollivudiane, e cila është ndër femrat më simpatike në botë, ka befasuar miqtë e saj në internet, të cilët kanë admiruar bukurinë dhe trupin në formë të 48-vjeçares.

Ky postim i veçantë vjen pak pasi ajo ka pozuar topless për kamerën, duke mbuluar një pjesë të të pasmeve me një palë pantallona të shkurtra të bardha.

Por këtë herë, Cruz ka veshur të brendshme të zeza, geta, një xhaketë lëkure dhe ka parë me sfidë kamerën, ndërsa gishtat i “ngatërroheshin” mes pjesës së poshtme të të brendshmeve. Aktorja me famë ndërkombëtare ka pozuar për kopertinën e numrit spanjoll të revistës Dust.

 

 

 

“ Më mirë se çdo 20-vjeçare”, “Askush më e bukur se ti”, “Kjo foto është e mahnitshme ”, ishin vetëm disa nga komentet që fansat e saj nxituan të lënë nën foton e saj.

Për nevojat e fotografimit të së njëjtës revistë, Penelope Cruz dukej joshëse kur u përjetësua topless, duke mbuluar gjoksin me duar.

Mes të famshmëve që komentoi postimin e saj ishte edhe aktorja Marion Cotillard e cila shkroi: “ Nuk kam fjalë ”, ndërsa modelja Cindy Crawford ka komentuar edhe me emoji zjarri.