Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalë të mediave që prej momentit që ai rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë. Këtë rrëfim ai e bëri te Kiara, te personi më i besuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa i kërkoi që mos ta diskutonte me banorët e tjerë pasi nuk kishte dëshirë të viktimizohej. Luizi tha se arsyeja që ai kishte hyrë në BBV ishte pasi dëshironte të fitonte në mënyrë që të kurohej në Bergamo, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e cila kurohej në vetëm 11 klinika të botës.
Pas këtij rrëfimi Luizi u thirr në dhomën e rrëfimit në BBV dhe pasi doli prej saj dukshëm sytë e tij ishin të enjtur nga të qarët, çka tërhoqi edhe vëmendjen e banorëve, të cilët nisën ta pyesnin se ç’kishte ndodhur por nuk morën një përgjigje prej tij. Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Luzi erdhi me një version të ri ku tha se bëhej fjalë për një shok, gjë që krijoi revoltë te banorët e tjerë të cilët e akuzuan se po e bënte për vëmendje, por Luizit kjo e fundit nuk i mungonte pasi ka qenë më i pëlqyeri i këtij Big Brotheri në rrjetet sociale dhe sikurse ai pohoi e kishte kuptuar këtë gjë.
E gjithë situata që ndodhi mbrëmë po interpretohet nga shumë ndjekës si një skenar nga produksioni dhe se Luizi ishte thjesht i detyruar për shkak të kontratës që ka me formatin dhe se ky i fundit mund të gjobitet edhe për faktin që brenda asaj shtëpie futet një person me probleme shëndetësore duke mos u konstatuar paraprakisht. Një gjë tjetër është mënyra se si u paraqit e gjithë ngjarja, sikurse Luizi ‘gënjeu’ Kiarën, në një farë mënyre produksioni gënjeu banorët të cilët të gjithë u panikosën se Luizi vuante nga tumori, sëmundje të cilën vetë Luizi as që e përcaktoi në rrëfimin që bëri me Kiarën, por kjo gjë u bë e ditur nga Arbana.
Mënyra se si Luizi u dërgua në atë orë të vonë për vizitë në një spital shtetëror dhe marrja e përgjigjes brenda pak minutave është një pjesë tjetër që të bën të mendosh se pas së gjithës kësaj fshihet diçka. Vetë Luizi është shprehur se e ka të pamundur të flas në prani të kamerave dhe të thotë të vërtetën e tij.
Kujtojmë që para 5 vitesh në emisionin “Diagnozë” Luizi ka rrëfyer se ka vuajtur nga një sëmundje për të cilën është operuar, por pa dhënë detaje. Kur në spektakël u përmend kjo gjë u kalua me indiferencë nga Arbana, duke thënë se ka qenë diçka e thjeshtë.
“Unë e kam shumë të freskët, në korrik të këtij viti shkova rastësisht të bëj një kontroll, nuk po ju them çfarë doli dhe u desh të bëhej një ndërhyrje. Shkova me një shok, duke qeshur dhe thënë ne çojmë makinat një herë në tre muaj në servis dhe veten nuk e çojmë një herë në dhjetë vjet. Ua këshilloj burrave dhe grave të shkojnë sa më shpesh të kontrollohen. Atëherë kur je mirë duhet të shkosh, kur të jesh në fund pastaj… Njerëzit duhet të kuptojnë se doktori nuk është për të të shpëtuar jetën, është për të parandaluar rrezikun. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua shpëtomë dhe ai thotë nuk mundem, nuk është faji i tij. Kam rënë 8 kg për 5 ditë prej stresit. Kur është puna për shëndetin të gjithë frikësohen. Unë e pësova për fajin tim, për diçka që mund të ishte eliminuar me një gotë ujë dhe disa ilaçe. Nëse e lë”, rrëfeu asokohe Luiz Ejlli.