Jetesa kudo po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, teksa
Numbeo, database më e madhe e të dhënave të kostove në botë, ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023.
Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka.
Ky indeks llogaritet në raport me qytetin e Nju Jorkut (NYC). Që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100(%).
Nëse një qytet ka një Indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (duke përjashtuar qiranë).
Qytetetet më të shrenjta në Europë janë në Zvicër. Baseli kryeson renditjen me indeksin prej 127% (27% më i shtrenjtë se mesatarja e Nju Jorkut), e ndjekur nga Zyrihu (120.8), Lozana (119.7), Zug dhe Bern, po në Zvicër.
Të shtrenjta janë dhe qytetet e vendeve nordike, ku rekordin e mbajnë ato norvegjeze, si Oslo, Stavanger, Bergen, duke vijuar me Islandën, Danimarkën.
Në Francë, qyteti më i shtrenjtë është Nice, por që gjithsesi është më i lirë sesa Nju Jorku (77). Për Parisin treguesi është 76.1.
Në Itali, më e shtrenjta është Milano (73.6), e ndjekur nga Firence (66.7), Bolonja (66.2), Roma (66.1).
Greqia është ndër më të lirat e Europës Perëndimore. Për Athinën, indeksi është 59.8 dhe për Selanikun 55.8.
Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtat në rajon, më e lira Prishtina
Në kryeqytetet e rajonit, kosto e jetesës është mesatarisht më pak sesa 50% e asaj të Nju Jorkut.
Por, brenda rajonit, më i shtrenjti është Beogradi, me 42.4% të mesatares së Nju Jorkut.
Edhe Tirana nuk është më e lirë, për standardet e rajonit, duke u renditur pas Beogradit, me 41%. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur indeksi ishte 38.7 për kryeqytetin shqiptar, Tirana rezulton se është bërë më e shtrenjtë.
Për Podgoricën, indeksi është më i lirë se në kryeqytetin shqiptar, në 38.2, ndërsa Budva, një zonë bregdetare e ka treguesin 41.6 (pak më të lartë sesa Tirana).
Më e lira në rajon është Shkupi -Maqedonia e Veriut (36.8), ndërsa dhe Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës ka çmime të favorshme (38.6).
Më i liri në rajon dhe ndër më të lirët në Europë është Prishtina (29.9).
Në Europë tre qytetet më të lira, që renditen vetëm pas Prishtinës janë në Ukrainë: Odessa (Odesa), Lviv, Kharkiv (shiko grafikun).
pothuajse gjithçka është shtrenjtuar, që nga karburanti, ushqimet, restorantet e shërbimet e tjera.