Princ Harry nuk di të ndalet në rrefimin e tij në librin autobiografik, “Spare” (I përjashtuar), i cili pritet të dalë shumë shpejt. Ndërkohë e përditshmja britanik ‘The Guardian ‘ ka publikuar pjesë nga libri i cili do të shkaktojë furtunë në Pallatin Mbretëror.
Në rrëfim Harry akuzon William dhe Kate të cilët e detyruar të vishte një uniformë naziste gjatë një festë me maskë. Dje u publikua rrëfimi tronditës i sherrit më të vëllanë William.
“The Guardian” theksonte se libri tregon për një debat mes vëllezërve për shkak të bashkëshortes së Princit Harry, Meghanit. Konfrontimi u përshkallëzua, shkruan Harry, derisa William “më kapi për jake, duke më terhequr gjerdanin dhe … më rrëzoi në dysheme”-rrëfente Harry.
Një tjetër rrëfim ndonditës i Harry-it është ai që princi ka konsumuar kokainë në moshën 17-vjeçare.