Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë në SPAK, ku është takuar me kreun e SPAK, ALtin Dumanin dhe me prokurorë të tjetër të Institucionit anti-korrupsion.
Pas takimit që zgjati më shumë se 60 minuta, Yuri Kim nuk preferoi të bënte komente për mediat.
jo vizitë e Kim është e para pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Dumanit.
Kujtojmë se Kim luajti një rol aktiv në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku monitoroi vetë nga afër procesin e mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.