Çifti po i hedh më shumë ‘benzinë zjarrit’ me rrëfimet e tyre kundër pallatit mbi Megxit dhe pretendojnë se William, Kate dhe Charles ishin xhelozë për popullaritetin e tyre dhe nuk i pëlqente që ata’të vidhnin skenën dhe të ishin në qendër të vëmendjes’.
Duka i Sussex madje bëri disa krahasime midis gruas së tij dhe nënës së tij, duke pretenduar se Princesha Diana u detyrua të largohej nga pallati për të njëjtën arsye, sepse ajo ia kalonte atyre që “kishin lindur për ta bërë atë”, si babai dhe vëllai i tij.
Në episodin e pestë të “Harry & Meghan” Duka i Sussex tha se ishte e tmerrshme që vëllai i tij, tani Princi i Uellsit, bërtiste ndaj tij gjatë një takimi të 13 janarit në Sandringham në lidhje me planet e Harry-t dhe gruas së tij Meghan, për të lëvizur jashtë vendit. Unë shkova atje me të njëjtin propozim që kishim bërë tashmë publikisht, por sapo arrita atje m’u dhanë pesë opsione. Në takim zgjodha opsionin tre – gjysmë brenda, gjysmë jashtë. Të kemi punët tona, por edhe të punojmë për të mbështetur Mbretëreshën. U bë shumë e qartë shumë shpejt se qëllimi nuk ishte për diskutim apo konfrontim”, dhe shtoi: “Ishte e tmerrshme të shihja vëllain tim që bërtiste ndaj meje dhe babai që thoshte gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta”.