Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari prej kohësh është diskutuar në media se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj, me të cilin ka edhe një vajzë 7 vjeçe që e kanë pagëzuar me një emër shumë të bukur Sihana.
Rudina Hajdari dhe bashkëshorti i saj për shumë vite jetuan në SHBA, aty ku dhe ish-deputetja ka kryer edhe studimet. Më pas ajo vendosi të kthehej në Shqipëri për vijuar misionin e babait të saj të ndjerë Azem Hajdari në politikën shqiptare, duke ruajtur një marrëdhënie në distancë, që mesa duket nuk ka qenë fort e lehtë për ish-deputeten. Së fundmi Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në një intervistë në D-Night dhe teksa është pyetur për lajmet që kanë qarkulluar se ajo është divorcuar, Rudina Hajdari nuk ka nguruar ta konfirmojë teksa ka shprehur vlerësime të larta për ish-partnerin e saj dhe për familjen e tij.
“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe për familjet tona, gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm. Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, rrëfeu ajo.