Si pothuajse çdo çift i sapomartuar, edhe Paris Hilton dhe Carter Reum nuk po i shpëtojnë dot pyetjes se kur do të bëhen prindër. Për këtë arsye, Paris i është drejtuar Instagramit për t’i sqaruar njerëzit njëherë e mirë se ç’mendojnë ajo dhe partneri për krijimin e familjes.“Po marr shumë mesazhe nga njerëz që më pyesin se kur do bëj një fëmijë”, shkroi trashëgimtarja 41-vjeçare në Instagram Stories. “Burri im dhe unë gjithmonë kemi dashur të shijojmë vitin e parë të martesës së bashku si çift dhe ne po planifikojmë ta krijojmë familjen tonë në vitin 2023.”
Sqarimi i Paris erdhi një ditë pasi nëna e saj, Kathy Hilton, tha për “E! News” se ishte zemërthyer që vajza e saj e madhe po luftonte për të mbetur shtatzënë.
Kur u pyet në lidhje me pretendimin e nënës së saj të nesërmen, Paris u shpreh për TMZ se nuk e dinte se ku Kathy e mori atë informacion.