Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se Meta po zhvillon takim me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa nuk dihet ende fokusi i bisedës mes tyre.
Një takim i tillë vjen pasi dy ditë më parë Presidenti Bajram Begaj, dekretoi 14 majin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Në një takim të mbajtur pak javë më parë mes Metës dhe Berishës, u konfirmua koalicioni i përbashkët në zgjedhjet vendore.
Në këtë drejtim Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë do të synojë Këshillat Bashkiakë, ndërsa kandidatët për kryebashkiakë do t’i lihen Partisë Demokratike, si partia më e madhe opozitare, e cila nga ana e saj ka njoftuar mbajtjen e primareve për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë.