Princ Harry besohet të ketë pasur një lidhje me modelen Sarah Ann Macklin ndërsa ishte me Meghan Markle.Angela Levin, e cila shkroi biografinë e Princit , zbuloi se Harry dhe Macklin filluan të flisnin pas takimit në një festë private. Kjo romancë ndodhi menjëherë pasi ai u takua me Meghan.“Gjatë fillimit të marrëdhënies së tij me Meghan, Harry doli në takime me modelen e Burberry, Sarah Ann Macklin”, tha Levin. Ata u takuan në një festë private. Më pas ai ia mori numrin dhe komunikuan me mesazhe, por ishte vetëm një flirt. Ka pasur gjithashtu një konfuzion nëse Meghan ishte ndarë apo jo në atë kohë me të dashurin e saj prej dy vitesh, kuzhinierin e famshëm Cory Vitiello. ”Ndërsa Princ Harry dhe Meghan kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Sarah Ann Macklin vazhdon karrierën e saj si modele dhe nutricioniste.Pavarësisht disa problemeve në lidhjen e tyre, Meghan ka shprehur së fundmi mirënjohje ndaj bashkëshortit të saj. Ajo pranoi së fundmi se Harry e shpëtoi duke i gjetur një terapiste. “Kur isha shumë keq, burri im më ndihmoi. Ai gjeti një terapist të besuar dhe më tha ta kontaktoja.”Unë mendoj se është thelbësore që ne të gjithë të jemi të sinqertë për nevojat tona. Nuk duhet të kemi frikë të kërkojmë ndihmë nëse është e nevojshme.