Vjeshta është një kohë e përkryer për ta çuar pamjen tuaj në një nivel tjetër me një transformim të flokëve. Pasarelat Vjeshtë/Dimër 2022 na ofrojnë një bollëk frymëzimi për trendet e flokëve dhe bukurisë.

Megjithatë, disa tendenca të flokëve të vjeshtës i kanë ndarë për L’Officiel, ekspertja Rochelle Peetoom, CEO në Rob Peetoom Salons Global, Master Stilistja Adriana Papaleo dhe Drejtoresha Kreative Nina Rubel.

Më poshtë disa tendenca të flokëve që duhen përqafuar për këtë sezon vjeshte, sipas ekspertëve.

Bob

Është një model klasik që ende nuk ka dalë plotësisht nga moda. Bob mund të përshtatet me tekstura dhe gjatësi të ndryshme.

Brune me ndërthurje të toneve të ngrohta dhe të ftohta

Nuancat e të ftohta më të spikatura janë ato si ekspreso dhe kakao. Për nuancat më të ngrohta zgjidhni moka dhe çokollatën. Kombinimi i nuancave të ngrohta dhe të ftohta me highlights të lehta ofron një mënyrë të përsosur për vjeshtën.

Pastel

Nuk do na duhet të presim me padurim që të vijë stina e pranverës, ngjyrat pastel janë shumë në modë këtë vjeshtë. Por gjithmonë sigurohuni që të konsultoheni me parukierin tuaj për të zgjedhur një nuancë që ju përshtatet me tonin e lëkurës, stilin e jetës tuaj etj.

Karamel

Nuancat më të thella të karamelit rezultojnë të jenë perfekte për vjeshtën. Tendenca nuk kërkon shumë mirëmbajtje dhe u jep flokëve tuaj pushim nga trajtimet e ashpra.

Të kuq dhe bakër

Nëse kërkoni ngjyra më të gjalla, e kuqja dhe bakri janë ato që ju duhen. Ky trend ka qenë tashmë i përhapur gjatë gjithë vitit dhe do të vazhdojë të jetë edhe në vjeshtë.