Brad Pitt i ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëshortes Angelina Jolie se ai e kishte sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë fluturimit me avion privat në vitin 2016.
Përfaqësuesi i aktorit i tha Page Six të mërkurën se pretendimet e bëra në një kundërpadi të re të paraqitur më 4 tetor janë “plotësisht të pavërteta”.
Jolie pretendoi në dokumentet e gjykatës të siguruara më parë nga Page Six se Pitt “i vuri duart në fyt njërit nga fëmijëve dhe goditi një tjetër në fytyrë” gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi ndërsa familja po udhëtonte nga Franca në Kaliforni.
Aktorja gjithashtu pretendoi në padi se Pitt e kapi atë nga koka dhe e tundi.
FBI hetoi Pitt për abuzim të dyshuar të fëmijëve në vitin 2016. Jolie u dha autoriteteve federale foto të mavijosjeve që ajo pretendonte se kishte marrë si rezultat i sulmit. Imazhet dukej se tregonin lëndime në dorën, shpinën dhe bërrylin e saj.
Megjithatë, autoritetet arritën në përfundimin se nuk kishte nevojë të ndiqeshin akuza penale kundër Pitt për shkak të “disa faktorëve”, sipas të dhënave gjyqësore të marra nga Page Six.
Jolie argumentoi në kundërpadinë e re, megjithatë, se agjenti i FBI-së që hetoi akuzat kishte “shkak të mundshëm për ta akuzuar Pitt për një krim federal për sjelljen e tij atë ditë”.
Burime të afërta me Pitt i thanë TMZ të mërkurën se akuzat e “ripërsëritura” të Jolie janë një përpjekje për të larguar gjashtë fëmijët e saj nga babai i tyre. Burimet thanë se Jolie dyshohet se ka “helmuar” fëmijët kundër babait të tyre dhe, si rezultat, ai ka pak ose aspak marrëdhënie me ta.